“Me t’mbajt ty krah vetes duhet shpirt jo llafe”, Adrola Dushi ngre dyshimet me postimin më të fundit!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjecare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T.

Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Së fundmi bukuroshja na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimit të fundit të saj në ‘Instastory’. Modelja ka shpërndarë një shprehje që na ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ‘thumb’ për dikë.

Nuk është problemi yt pse njerëzit ikin prej teje. Me t’mbajt ty krah vetes duhet shpirt, jo llafe. 

"Me t'mbajt ty krah vetes duhet shpirt jo llafe", Adrola Dushi

I ftuar para pak ditësh në ‘Më lër të flas’, Capital T foli për herë të parë lidhur me spekulimet për një lidhje të mundshme me modelen.

Unë me Adrolën jemi shokë shumë të mirë. Është e mrekullueshme, por ne jemi shokë. Qetësohuni njerëz.
Kujtojmë se kohët e fundit Adrola është përmendur shumë për shkak të lidhjes së re të Fifit me ish bashkëshortin dhe njëkohësisht babain e djalit të saj. Fifi dhe Adrola janë pyetur gjatë intervistave të fundit që kanë dhënë për këtë çështje dhe na kanë lënë të kuptojmë se mes dy vajzave nuk ka keqkuptime apo hatërmbetje./Gazeta Shqip

Advertisements