Sarah sapo i dha Dj PM medaljen për…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi dyshja ndodhen në bashku me pushime dhe ka qenë Sarah ajo që para pak minutash ka postuar disa fotografi të sajat të shkrepura në vendin ku ndodhen dhe normalisht fotografi që ‘fshihet’ pas tyre është PM. Dhe mesa duket, jo vetëm që i shkrep ato, por di t’i kapë këndet dhe mirë pasi Sarah i ka dhënë ‘medaljen’ si fotografi më i mirë.

Dhe kur kjo thuhet nga një blogere, vlen shumë…

“Dj Pm fiton medaljen për fotografinë më të mirë.”

Sarah sapo i dha Dj PM medaljen për...

E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Pas përfundimit të aventurës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjithmonë e më shumë shtohet kureshtja se çfarë ndodh me të në përditshmëri. Së fundmi, teksa ai ka qenë i ftuar në një intervistë ka zbuluar pak nga fillimi i karrierës së tij ku pa asnjë ngurrim është shprehur se ka punuar si banakier për një shumë të vogël parash duke u bërë kështu një frymëzim për shumë të rinj./Gazeta Shqip

Advertisements