Ka nisur fushatë për të mbledhur 25 mijë dollarë, aktorja e njohur rrëfen vështirësitë ekonomike: Nuk kam para për ushqim

Në janar të këtij viti, Alice Evans dhe Ioan Gruffudd, vendosën që t’i jepnin fund martesës së tyre 13-vjeçare. Duket se pas këtij ndryshimi në jetën e saj, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për aktoren e njohur.

Mediat e huaja shkruajnë se Evans ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike. Ajo ka pranuar publikisht se nuk ka para të paguaj faturat dhe ushqimet, për këtë arsye iu ka kërkuar ndihmë miqve të saj.

“Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë. Nuk kam para për ushqim dhe fatura. Sapo mësova se dikush kishte tentuar të na thyejë derën e përparme mbrëmë”, ka shkruar Evans duke shtuar se çdo vuajtje ia vlen për shkak të vajzës së saj.

Ka nisur fushatë për të mbledhur 25 mijë dollarë,

“Do të përpiqem të jem nëna më e mirë që mund të jem. Ajo nuk do të më humbë kurrë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Po kalojmë një periudhë të vështirë në jetën tonë”, vazhdon 53-vjeçarja.

Sipas mediave të huaja, aktorja e njohur ka nisur edhe një fushatë “GoFundMe” ku pretendon të mbledhë 25.000 dollarë për të paguar një avokat.

“Aktualisht nuk kam avokat dhe nuk mund ta paguaj. Nëse nuk paraqitem para gjykatësit do të jem fajtore për mospërfillje të gjykatës. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në atë moment me mua dhe fëmijët e mi”, përfundon Alice Evans./Gazeta Shqip

Advertisements