Ledri Vula si kurrë më parë! Të pathënat e artistit të njohur në “A Live Night” (VIDEO)

Artisti i dashur për publikun, Ledri Vula, do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “A Live Night”, që transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

Si asnjëherë më parë, Vula do të bëjë një rrëfim për fëmijërinë, karrierën dhe Ledrin si baba.

Në një moment në promon e emisionit Ledri dëgjohet teksa flet për të bijën dhe shprehet: “Unë kurrgjë mos të bëj për vete, krejt i bëj për të”.

Në këtë intervistë shumë ndryshe nga të tjerat, këngëtari i njohur do të flasë edhe për periudhat më të vështira, të këqijat e deri te më të mirat.

Por jo vetëm kaq, pasi do të performojë live edhe disa prej këngëve të tij më të dashura për publikun, që tashmë janë kthyer në hite.

/Gazeta Shqip

Advertisements