Arbenita ia ka nxirë jetën Feros me…

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero. Së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.

Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Pak më parë modelja ka postuar një video ‘TikTok’-u drejtuar partnerit të saj, Feros duke na zbuluar kështu dhe një nga gjërat që acaron më shumë reperin dhe janë pikërisht porositë e shumta online të Arbenitës.

Duke i thënë bashkëshortit tim se do të ndaloj së porosituri kaq shumë online 

Arbenita ia ka nxirë jetën Feros me...

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina./Gazeta Shqip

Advertisements