Einxhel dhe Dagz ‘rikrijojnë’ skenën e famshme nga ‘BBV’!

Një nga historitë e dashurisë që u krijua brenda spektaklit “Big Brother Vip Albania” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë është ajo mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz. Duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe shpesh here nuk kursejnë postimet në rrjetet e tyre sociale për të na treguar se sa të lumtur janë me njëri-tjetrin.

Së fundmi çifti po shijon pushimet në Turqi dhe në mesin e shumë postimeve romantike që na kanè dhuruar së bashku, një ndër to do t’ju duket familjar dhe këtë na e ka treguar vetë Einxhel. Teksa na rikthyer pas në kohë me skenën e famshme të darkimit të tyre brenda shtëpisë së ‘BBV’, të njëjtën gjë ka bërë dhe gjatë pushimeve të dyshes në po të njëjtën datë por disa muaj më vonë.

Einxhel dhe Dagz 'rikrijojnë' skenën e famshme nga

Einxhel ka postuar një video ku duket Dagz tepër i fokusuar në telefon dhe partnerja e tij na zbulon se cfarë po sheh me aq vëmendje. Mesa duket ‘fiksimi’ i Dagz qenka të shohë video-t e postuara në Instagram.

Para pak javësh, Einxhel dhe DAGZ kanë postuar disa video ku na kanë zbuluar se ky i fundit ka prezantuar familjarët e tij me partneren e zemrës. Takimi mes tyre është bërë në një restorant dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne pamjet më të bukura që na tregojnë se gjërat mes dyshes po bëhen shumë serioze dhe shumë shpejt mund të dëgjojmë për një hap më shumë mes tyre./Gazeta Shqip

Advertisements