Nuk ka asnjë ndryshim, Xhemi poston foton e rrallë të para 20 viteve!

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh njihet në publik për bukurinë e saj natyrale dhe në gjithë vitet e saj në ekran nuk ka ndryshuar aspak. Pak orë më parë, prezantuesja postoi një foto në Instagramin e saj ku ka treguar se ka qenë jo pak, por viti 2002 pra para 20 viteve.

Bukuroshja nuk ka asnjë ndryshim nga ditët e sotme dhe ka mbetur po i njëjti yll si dikur.

Nuk ka asnjë ndryshim, Xhemi poston foton e rrallë të para 20

Xhemi është përfolur së fundmi, marrë shkas nga një batutë e saj ku e cilësonte veten si “ish-gruaja e Visit” dhe nga disa foto ku shfaqet pa unazë, se është ndarë nga partneri i saj. Lidhur me këto spekulime ka folur për herë të parë vetë prezantuesja në një intervistë për ‘Wake Up’ para pak ditëve. Bukuroshja vuri ‘pikat mbi i’ duke treguar se ishte më e lumtur se kurrë në martesën e saj dhe se nuk ka asnjë divorc në mes.

E ftuar në “Ndryshe” para disa muajsh, ajo zbuloi detaje mjaft interesante në një bisedë zbavitëse e me shumë humor. Xhemi zbuloi se ajo ka dashur në fëmijërinë e saj të bëhet mësuese për një arsye vërtet të ëmbël, pasi ka pëlqyer dhe imituar mësuesen e saj të fëmijërisë./Gazeta Shqip

Advertisements