E ka tradhtuar? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon pse u nda me “mbretëreshën e twerk”-ut

Pak ditë më parë Serena Sula deklaroi te emisioni “Shqipëria Live” se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, e kishte shkruar dhe kërkuar pas ndarjes së tyre.

“Kam qenë në Lezhë te familja. Nuk ka çfarë të bëjë me mua”, deklaroi modelja e njohur për “twerk”-un.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Arjoni, të cilin e kanë pyetur ndjekësit nëse është e vërtetë se i ka shkruar sërish Serenës.

“A të merr malli për Serenen, sepse e humbe vet me largimin tënd. Pfff ca mashkulli”, i shkruan dikush dhe ai i përgjigjet:

E ka tradhtuar? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon pse

“Preferova të largohem unë sepse nuk është e lehtë për 1 femër edhe të ndash, edhe të largohesh nga shtëpia. Ajo vuajti veç mungesën time asgjë tjetër. Qenkam unë mashkull i keq?!”.

Më pas një tjetër e pyeti: “E pse e ndave Serenën? Jepeni një herë e mirë përgjigjen e vërtet” dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” shprehet: “Jo tradhti, po mungesë respekti”.

E ka tradhtuar? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon pse

Ndërsa në fund ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan: “Jo të gjithë ish-at janë të këqij. Më shiko mua, jam ish-i i dikujt dhe jam më i miri”./Gazeta Shqip

Advertisements