Mbrojtësi i Kombëtares i lidhur me presidenten e klubit kroat? Fotot që ngjallën dyshime

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, po shijon ditët e fundit të këtij muaji për tu qetësuar para “stuhisë”. Futbollisti po pushon para se t’i rikthehet një sezoni tjetër me Empolin.

Ardian Ismajli ka zgjedhur Greqinë për të pushuar dhe mesa duket nuk është vetëm. Raportohet se futbollisti është i shoqëruar nga e dashura e tij, Matea Beslic, e cila është presidentja e klubit të femrave në Kroaci, ZNK Hajduk Split.

Thuhet se dyshja janë njohur gjatë periudhës 4-vjeçare kur Ardiani ishte pjesë e ekipit të Hajdukut. Por, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët.

Mbrojtësi i Kombëtares i lidhur me presidenten e klubit kroat? Fotot

Mbrojtësi i Kombëtares i lidhur me presidenten e klubit kroat? Fotot/Gazeta Shqip

Advertisements