“Për burrë nuk do të vuash kurrë”/ Rudina Dembacaj ka një mesazh për gratë e divorcuara: Vështirësitë na bëjnë më s*ksi

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka pak kohë që është martuar me ish-deputetin, Mark Frroku. Ata kishin disa vite bashkë dhe vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në martesë.

Çifti nisi një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Alex, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria. Rudina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here zhvillon bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, ku një fans i ka kërkuar mendimin e saj, se si ja ka dalë paragjykimeve si një nënë e divorcuar.

Aktorja e njohur nuk ka hezituar t’i përgjigjet ndjekëses së saj, ku ka ndarë eksperiencën e saj me të. Ndër të tjera ajo i tha ndjekëses se për burra nuk vuan kurrë.

“Për burrë nuk do të vuash kurrë”/ Rudina

“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,”-shkruan Rudina Dembacaj.

Ju kujtojmë që aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun në fillim të vitit 2020, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP. Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali.

“Për burrë nuk do të vuash kurrë”/ Rudina/Gazeta Shqip

Advertisements