Einxhel Shkira shtatzënë?! Shenjat që na bëjnë të dyshojmë…

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Mirëpo, së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Einxhel Shkira shtatzënë?! Shenjat që na bëjnë të

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.

 

 

Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.

Pa dashur të nxitohemi, urojmë që ky lajm kaq i bukur të jetë i vërtetë dhe bukuroshja të na e konfirmojë./Gazeta Shqip

Advertisements