Do bëhet pjesë e “Big Brother VIP”? Këngëtari i njohur reagon për herë të parë
Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka disa ditë që po përflitet se do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë ai duke bërë një postim në “Instastory”.
Bujupi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të lajmit që qarkulloi gjatë ditës së djeshme dhe më pas bëri një tjetër story ku shkruante: “Fake (fals)”.
Ndërkohë dyshimet se këngëtari do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, nisën me një foto që ai publikoi disa kohë më parë. Postimin ai e shoqëroi me fjalët “Big Brother” duke lënë vend për dyshime se mund të jetë pjesë e formatit.
/Gazeta Shqip
Advertisements