Njerëzit e quajnë “të sëmurë”/ Nëna ushqen me gji djalin e saj 5-vjeçar: Ja kam lënë atij në dorë… (FOTO)

Një nënë ka vendosur që të ushqejë me gji djalin e saj përtej afatit kohor “normal”. Zakonisht mamatë e reja ushqejnë me gji të vegjlit e tyre për gjashtë muajt e parë të jetës dhe më vonë nisin me ushqimet e përshtatshme për ta.

Qumështi i gjirit zakonisht hiqet gradualisht në kohën kur fëmija është dy vjeç. Por Lauren Mcleod nga Perth, Australi, është duke ushqyer djalin Bowie edhe tani që ai është pesë vjeç.

29-vjeçarja është e hapur dhe e sinqertë për stilin e saj të prindërimit në “Instagram” dhe po punon për të hequr stigmën rreth ushqyerjes me gji.

Njerëzit e quajnë “të sëmurë”/ Nëna

Pavarësisht se është e bindur në vendimin e saj, ajo ka zbuluar se e kanë etiketuar si “e sëmurë” dhe “abuzuese” për ushqyerjen me gji të djalit të saj 5-vjeçar.

Nëna e dy fëmijëve thotë se ia ka lënë djalit në dorë që të marrë vendimin se kur nuk dëshiron që të ushqehet me gji. Deri më tani Bowie nuk ka kërkuar që ta ndërpresë.

Njerëzit e quajnë “të sëmurë”/ Nëna

“Kam qenë shumë me fat që kam pasur një udhëtim relativisht të qetë gjatë ushqyerjes me gji, me probleme minimale gjatë rrugës, dhe përfitimet tejkalojnë çdo kohë të vështirë. Unë dhe fëmijët e mi kemi një lidhje të bukur dhe jam shumë mirënjohëse që jam në gjendje të mbështes trupin dhe trurin e tyre me qumështin tim të gjirit. Siguroj atë rahati dhe siguri që ata ndjenjë gjatë ushqyerjes me gji”, ka thënë 29-vjeçarja për “Daily Mail”.

Në postimet në “Instagram”, Lauren ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet duke ushqyer me gji djalin 5 vjeç dhe vajzën e saj 2 vjeçe, Tigerlily.

Njerëzit e quajnë “të sëmurë”/ Nëna

/Gazeta Shqip

Advertisements