Djali që hyri pa pantallona në emision fut në sherr vajzat e “Për’puthen”: Jemi të dyja ekspresive…

Struktura e programit “Për’puthen” këtë sezon ka ndryshuar dhe janë djemtë ata që zgjedhin në takim vajzat. Në puntatën më të fundit, Arbri, djali që u shfaq pa pantallona në prezantimin e tij, zgjodhi që të kishte dy takime disa minuta me Anxhelën dhe Xhenin, për të vendosur më pas se me cilën prej tyre do ketë një takim jashtë studios.

Mirëpo zgjedhja e Arbrit vendosi në rivalitet dy vajzat. Pasi zhvilluan takimet, Xheni dhe Anxhela u përplasën me njëra-tjetrën duke hedhur kunja.

Pasi u zhvilluan të dy takimet, Ori pyeti Xhenin sesi iu duk takimi i Anxhelës me Arbrin dhe këtu nisën debatet.

Djali që hyri pa pantallona në emision fut në sherr vajzat e

Xheni: Mu duk si intervistë pune, jo si takim.

Anxhela: Intervistë mos ishte e jotja se aty kishte ndjenja pafund kështu që kur flet, fol me mend.

Xheni: Ajo kapja e dorës mu duk gjëja më false.

Anxhela: Prandaj ma kapi dorën mua dhe jo ty!

Xheni: Puthja mu duk shoqërore jo se kanë kimi.

Anxhela: Atë e ndjejmë ne, jo ti. Shih takimin tënd.

Xheni: Unë kështu e shoh

Pas kësaj, Arian Konomi i sugjeroi Arbrit ta shprehte më qartë pse zgjodhi dy vajzat dhe çfarë pëlqen tek to dhe këtu nisën sërish sulmet e Anxhelës dhe Xhenit ndaj njëra-tjetrës.

Djali që hyri pa pantallona në emision fut në sherr vajzat e

Xheni: Ndoshta Arbri ka parë te ne të dyja sytë që i kemi njësoj dhe karakterin që jemi të dyja ekspresive…

Anxhela: Njësoj fol për vete.

Xheni: Po a dole ti luftarake që do luftoje deri në fund?

Anxhela: Po pra absolutisht

Xheni: Edhe unë kam këtë lloj tipi.

Anxhela: S’kemi asnjë lloj të përbashkëte, harroje.

Xheni: Këtë përgjigje ta japë Arbri, jo ti.

Në fund Arbri zgjodhi që takimin e parë jashtë studios ta zhvillojë me Anxhelën duke u shprehur se u ndje më i afërt./Gazeta Shqip

Advertisements