U shfaq nuse në “Instagram”, ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Do martohem me një verior, për qejfin e vjehrrës…
Pak ditë më parë, Ana Gjini, vajza e cila u bë e njohur nga “Për’puthen” u shfaq nuse në një postim në “Instagram”, duke ngjallur dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Ana ka pranuar se ajo është në një lidhje, por nuse është bërë për t’i bërë qejfin vjehrrës.
“U bëra për qejfin e vjehrrës sime se donte të më shihte nuse dhe unë ja plotësova dëshirën, i tregova si do jetë nusja e saj e ardhshme. Shumë shpejt do bëhem vërtet nuse, por t’ja lëmë kohës”, tha ish-konkurrentja e programit të dashurisë.
E pyetur se kush është fatlumi, ajo u përgjigj: “Ah fatlumin nuk e tregoj kaq shpejt se kam hall që ma marrin msysh se e kam dritë syri”.
Ana është përfolur për një romancë të re që pas ndarjes nga Bruno Shemsho. Dyshimet nisën nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, të cilën Anës ia kishin bërë dhuratë, së bashku me një dedikim të veçantë. “O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë./Gazeta Shqip