Do të rikthehet së shpejti në ekran me prezantimin e “Big Brother”, ndjekësit vënë në pikëpyetje vendimin e Arbanës!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

E bukuroshja ka vendosur të rikthehet në ekran për pak muaj me fillimin e edicionit të ri të ‘BBV’. Por, mesa duket ndjekësve iu duket një kohë e shkurtër e rikthimit të saj menjëherë pas lindjes. E në një ‘bisedë online’ të bërë pak minuta më parë, një prej tyre e ka pyetur nëse është ende herët ky rikthim i saji dhe Arbana nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje.

Shpejt është. Me Joninu ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha e lumtur me rikthimin në punë shpejt. Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa pasur në plan një shtatzani kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do t’i menaxhojmë bashkë me Zoin. Do Zoti ia dalim, por pavarësisht se fëmijët të sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe burim energjie dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi po pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përzemër dhe me shumë ambicie.

Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë./Gazeta Shqip

Advertisements