“Je e shëndoshë!”/ Këngëtarja e njohur ua “mbyll gojën” komentuesve pa folur fare (VIDEO)

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale. Këtë vit emri i saj është lakuar shumë në media, pas pjesëmarrjes së shumë komentuar në “Eurovision”.

Përpos përkrahësve, të shumtë janë edhe personat që nuk i kursejnë komentet negative ndaj Ronelës. E kjo e fundit gjithashtu nuk heziton tu përgjigjet kurdoherë.

Një temë që, artistja është paragjykuar shpesh herë është edhe pesha e saj. Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një video në TikTok, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj të gjithë “haters-ave”.

Hajati ka përdorur fragmentin e këngës së Rosalias “Bicochitoz” e cila është bërë virale në rrjet, si për të treguar indiferentizëm ndaj një çështje të caktuar.

 

“Ti je e shëndoshtë. Ndërkohë unë,”-shkruan Ronela përbri videos duke e shoqëruar me gjeste si për të treguar se as që i bën pështypje.

Më herët poshtë disa fotove të këngëtares e cila ishte me pushime, mori vëmendjen një koment i një ndjeksi i cili i vendosi në pah kilet e tepërta.

“Sa je shënosh, o rrush”, shkruante njëri nga fansat e Ronelës.

Nuk mungoi asokohe as një përgjigje e artistes e cila me fjalë të tjera i tregon se nëse nuk i pëlqen mos të vazhdojë ta ndjekë.

“Pse ti po më mban o rrush?”-replikonte Hajati./Gazeta Shqip

Advertisements