A e tradhtoi Bruno Anën? Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund aludimeve: Pas konflikteve të shumta

Studioja e “Shqipëria Live” riktheu në qendër të vëmendjes marrëdhënien tashmë të përfunduar të Brunos dhe Anës, njëkohësisht deklaratën e fundit të ish konkurrentes.

Në një nga programet e Top Channel, Ana Gjni deklaroi për arsyen e ndarjes së tyre, por pa e specifikuar.

Më pas në media dolën shumë spekulime të cilat tregonin se Bruno e kishte tradhtuar ish-konkurrenten ose e kishte dhunuar.

Pas këtyre lajmeve ai vendosi të tregojë për herë të parë në program, duke i mohuar të gjitha opsionet.

Ish-konkurrenti vendosi të tregojë se pas problemeve që Ana ka pasur me mikun e tij, ka shkuar të flasë me të dhe më pas kanë nisur problemet me partneren.

“Nuk kam bërë asgjë të pahijshme, as dhune e as tradhti. Pas konflikteve të shumta në rrjete sociale, një ditë ka pasur probleme me mikun tim. Edhe pastaj kam shkuar unë të flas me të dhe kam dhënë numrin e Anës dhe më pas kanë nisur probleme të tjera. Vazhduam sërish bashk, por patëm ftohje mes njëri-tjetrit. Sebepi i sherrit ka qenë vetëm kjo”, tha Bruno.

Ai tregoi se blloku ka ndodhur në momentin që Ana ka dhënë një intervistë, ku në një moment nuk është përgjigjur saktë pyetjes dhe vendosi që të bënte post me përgjigjen e duhur.

“Vazhduam dhe kemi pasur debate të vazhdueshme edhe gjatë post Për’puthen. Kemi pasur probleme edhe pas komunikimit me njërën nga ish-konkurrentet, Alvisën. Blloku ka ndodhur në momentin që ajo ka dhënë një intervistë dhe unë për shaka thash që limoni ka më shumë sheqer se luleshtrydhja”, u shpreh ish-konkurenti.

“Dolëm të përputhur dhe kemi pasur pëlqim për njeri-tjetrin. Gjërat nisën të bëheshin shumë toksike me kalimin e kohëve. Familja ime si ka pëlqyer daljet e saj sidomos në intervistës së fundit. Prindi im më shkruan dhe më tha çfarë i ke bërë vajzës ore”, shtoi më tej ai.

Bruno tregoi se pas deklaratës ka folur me Florjanën, e cila sipas tij e ka pranuar që ka qenë për konfliktin me shokun e tyre. Në fund të intervistës ai e uroi ish-konkurrenten për martesën, njëkohësisht tregoi se aktualisht po flet me dikë.

“Unë fola me Florjanën pas kësaj dhe më tha që po për atë e kam pasur. I uroj të vazhdojë jetën e saj dhe jetë të lumtur në martesën e ardhshme. Unë eci me hapa të sigurtë edhe pa u njohur mirë. Po më pëlqen dikush, po komunikojmë”, tha ish-konkurrenti.

Top Channel

Advertisements