Ana drejt martesës, Bruno reagon pas akuzave të ish-partneres: Pati një konflikt me mikun tim, atij i dhashë numrin…

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ishte i ftuar një ditë më parë në “Shqipëria Live”, ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Floriana Gjini duke reaguar edhe ndaj akuzave të saj.

“Ka shumë faktorë që ndikuan në ndarjen tonë, ka ardhur gradualisht. Kemi pasur shumë konflikte që në komunikim. Mua nuk më pëlqenin disa gjëra që bënte ajo, asaj nuk i pëlqenin disa gjëra nga unë dhe erdhi në mënyrë graduale ndarja”, tha fillimisht Bruno.

Ndërsa pak ditë më parë, Floriana e ftuar në “Ftesë në 5”, deklaroi se shkak i ndarjes ishte bërë një veprim i pahijshëm i Brunos, të cilin ajo e kishte zbuluar dhe menjëherë i kishte bërë bllok në rrjete sociale.

Ana drejt martesës, Bruno reagon pas akuzave të ish-partneres: Pati

E pyetur për këtë deklaratë, Bruno tha: “Kam ardhur që t’i shuaj të gjitha enigmat. Nuk kam bërë asgjë të pahijshme. Floriana është në dijeni të kësaj. As nuk kam tradhtuar, as dhunuar, prandaj dua t’i vë kapak këtyre gjerave”, duke treguar më pas çfarë kishte ndodhur.

“Nuk përputheshim për gjëra fare të vogla. Një ditë Ana pati një konflikt me një person të tretë që ishte miku im. Unë shkova te miku im për ta sqaruar sepse mbaja përgjegjësi dhe i dhashë numrin e telefonit të Anës që ta sqaronim të tre. Unë bisedova pas asaj interviste sepse u shqetësua dhe familja ime. Dhe e pyeta çfarë ishte e pahijshme dhe më tha këtë. Pra ishte mërzitur se i kisha dhënë numrin e telefonit të saj shokut. Për mua kjo nuk është e pahijshme, kjo është gjë normale. Pas kësaj ndodhie, patëm një ftohje. Më vonë patëm debate të tjera”, tregoi Bruno./Gazeta Shqip

Advertisements