Ish-i dashuri i lidhur me modelen e famshme, Camila Morrone fotografohet me…

Ish-e dashura e Leonardo DiCaprio-s, Camila Morrone, është fotografuar këtë të hënë në Los Angeles.

25-vjeçarja ishte veshur thjeshtë teksa ecte me babanë e saj, Maximo Morrone, nga dyqani ushqimor Bristol Market.

Fotot në fjalë vijnë pas ndarjes së saj me aktorin e famshëm dhe thashethemeve se ai është në lidhje me super modelen, Gigi Hadid.

Babai i saj mbante në duar një tortë në një kuti të bardhë dhe një qese me sende. Ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe xhinse të errëta me atlete të zeza dhe një kapelë në gri.

Ndërsa Camila u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë të prerë, pantallona sportive gri të lehta dhe atlete të zeza. Ajo kishte një çantë të zezë mbi supe dhe mbante një celular.

Gjithashtu ajo kishte vendosur që të mos bënte make-up dhe flokët i mbante të lidhura.

Ish-i dashuri i lidhur me modelen e famshme, Camila Morrone fotografohet me...

Ish-i dashuri i lidhur me modelen e famshme, Camila Morrone fotografohet me...

/Gazeta Shqip

Advertisements