“Jam tip rebel”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” zbulon se është në një njohje

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se ishte në një njohje.

Teksa po komentonin historinë e një 40-vjeçare nga fshati Mushnik i Rrogozhinës, e cila nuk kishte dalë kurrë me një djalë për të pirë kafe, Gilberta tha se ka të bëjë edhe mentaliteti.

E pyetur nëse ajo ka pasur probleme kur ka hyrë në një emision dashurie për të gjetur burrë, Simoni u shpreh se ka pasur një familje mbështetëse.

“Unë kam një familje mbështetëse. Jam tip rebel dhe nuk merrem me mentalitetin. Po bëj një njohje, goxha njohje. Të shohim”, përfundoi Gilberta./Gazeta Shqip

Advertisements