Parkoi “bishën” luksoze në mes të Stambollit, ja çfarë shkruajnë mediat turke për këngëtaren shqiptare

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka disa kohë që është e ndarë midis Kosovës dhe Turqisë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e shumtë ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Madje Morena nuk e ka aspak problem që të reklamojë jetesën e saj luksoze. E jo vetëm kaq, pasi Taraku herë pas here është bërë kryefjalë e mediave tona në lidhje me pasurinë e saj, ndonëse mesa duket ky detaj nuk u ka shpëtuar as mediave turke.

Parkoi “bishën” luksoze në mes të Stambollit, ja

Së fundmi “Snob Magazin” i ka dedikuar një shkrim, Morenës duke publikuar disa foto të realizuara në qytetin Ni?anta?? të Turqisë. Në foto duket këngëtarja dhe babai i saj duke arritur tek makina e tyre luksoze në ngjyrë portokalli.

Ndër të tjera ky shkrim i është dedikuar edhe kësaj makine, e cila siç raporton media turke kap vlerën e 10 milionë lirave turke.

Parkoi “bishën” luksoze në mes të Stambollit, ja

Më herët në profilin e saj në “Instagram”, ku ndiqet nga më shumë se 1.6 milion fansa, Morena u shfaq joshëse me një palë bikini të zeza në kuvertën e një jahti. Ajo dukej tepër në formë dhe e relaksuar teksa mbante edhe një gotë verë në dorë.

Parkoi “bishën” luksoze në mes të Stambollit, ja

/Gazeta Shqip

Advertisements