Çfarë e bëri nervoze të dashurën e Gerard Pique në rrugët e Barcelonës? Clara Chia injoron…
Pas ndarjes nga Shakira, Gerard Pique duket se ka vendosur që të shijojë publikisht lidhjen e tij me Clara Chia. Dyshja e shumë komentuar është fotografuar së fundmi në Francë teksa po darkonin.
Një video e bërë virale në rrjet tregon të dashurën e futbollistit të famshëm duke ecur nëpër rrugët e Barcelonës. Chia nuk është vetëm por e shoqëruar me një mikeshë.
Në ato momente një gazetare i bën Clara-s pyetje të shumta në lidhje me marrëdhënien me lojtarin e FC Barcelona. Teksa shoqja e saj mundohet që ta mbulojë kamerën, Chia shfaqet nervoze dhe injoron pyetjet e gazetarëve duke mos u përgjigjur.
Nga ana tjetër, Pique dhe këngëtarja e famshme ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ndonëse situata mes tyre është shumë e tensionuar për momentin, ata e kanë të qartë se duan të shmangin me çdo kusht daljen në gjyq.
Ndaj, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër takim mes të dyve dhe nëse do të arrijnë të arrijnë një mirëkuptim për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.
/Gazeta Shqip