“Prishen familje nëse tregoj çfarë di për ty”/ Degradon debati në Përputhen, Xheni ofendon Edën
Takimi i Xhemit dhe Petron në Përputhen, nuk shkoi ashtu sikurse pritej nga konkurrentët e tjerë. Ata thanë se mes tyre ka një pëlqim, por takimi i tyre në studio nuk zgjati shumë.
Konkurrentja Eda, i tha Xhemit që kjo e fundit të mos shtirej dikush tjetër. Kaq u desh që debati mes vajzave të degradonte në ofendime dhe paralajmërime për gjyq.
Eda paralajmëroi se ka shumë informacione për Xhemin, ndërsa kjo e fundit ia ktheu me ofendime.
Debati në studio:
Eda: Kam aq shumë informacione sa fytyra jote…
Xheni: Pusho idjote, debile. Mbylle gojën dhe mos fol
Eda: Kjo është Xheni të dashur miq… Nëse flas unë prishen familje
Xheni: Tregoi pra informacionet tregoi…
Eda: Ti e di shujë mirë se çfarë di unë për ty. Do i shpërndaj të gjitha
Xheni: Unë nuk e di, por do t’i dëgjoj, jam e hapur
Eda: Lidhja jote, un do t’i hap, do t’i shpërndaj të gjitha
Xheni: Unë me ty do ta ndjek në rrugë ligjore
Eda: Mos bëj rolin e Shën Mërisë mua se të njoh shumë mirë kush je..