Butrint Imeri ka një mesazh shumë të ëmbël për të gjithë ndjekësit: “Mos e nisni ditën pa i thënë ‘Të dua’…”

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Artisti nuk është shpesh aktiv me momente nga përditshmëria e tij, por pak orë më parë ka ndarë me ne një foto të tijën ku krahas ka shkruar një mesazh shumë të ëmbël për të gjithë ndjekësit e tij.

Mos e nis ditën pa i thënë ‘Të dua’ prindërve të tu.

Artisti, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me reperin Don Xhoni dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre.

‘AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 28 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit./Gazeta Shqip

Advertisements