Sa euro merr për një postim në “Instagram”?/ Sarah Berisha “nxjerr zbuluar” Dj PM: Gërhet shumë natën sa…

Blogerja e njohur, Sarah Berisha, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

Gjatë intervistës mes vajzash, Sarah foli edhe për romancën e saj me Dj PM, të cilin e njohu gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo tha se marrëdhënia mes tyre është e bukur, pavarësisht problemeve të vogla që kanë hasur gjatë romancës së tyre. Berisha nuk nguroi të tregonte çfarë nuk pëlqen tek artisti.

Sa euro merr për një postim në “Instagram”?/ Sarah

“Gërhet natën, ndonjëherë aq shumë sa që të nxjerr gjumin”, tha blogerja e dashur për publikun.

E pyetur nga Dalina Buzi, Berisha rrëfeu se e ka rritur çmimin për postimet që bën në rrjetin social “Instagram”, ku ndiqet me mijëra njerëz.

“Mendoj që kam bërë një përllogaritje, kam parë audiencën, çfarë kanë pëlqyer njerëzit tek unë dhe rrjedhimisht kam rritur çmimin”.

Sa euro merr për një postim në “Instagram”?/ Sarah

Por pyetjes së Fatma Haxhialiut se sa lekë merr, ajo refuzoi t’i përgjigjej, pasi tha “është njësoj sikur të të pyes sa e ke rrogën”.

Teksa tregoi disa sekrete të saj, Sarah zbuloi për publikun se nuk dëgjon fare nga njëri vesh. Ndërsa sa i përket eksperiencës televizive, ajo tha se për këtë sezon nuk ka ende diçka konkrete./Gazeta Shqip

Advertisements