Kujton operacionin e vështirë të kryer në vitin 2017, Selena Gomez nuk i mban lotët: Vuaj nga ankthi

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez, ka qarë në fundmi në dokumentarin e saj. “Selena Gomez: My Mind and Me”, ajo ka folur për karrierën e saj dhe për sëmundjen e lupusit.

Në vitin 2017, Selena iu nënshtrua një transplanti veshkash si pasojë e lupusit.

“Unë nuk mendoj se kam marrë vendimet e duhura, sepse nuk e pranova”, theksoi ajo. Më pas, Selena rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi

“Kjo është jashtëzakonisht egoiste, dhe në të njëjtën kohë, me të vërtetë thjesht e panevojshme. Unë nuk jam vërtet krenare për këtë”, vijoi këngëtarja.

Më herët, këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale./Gazeta Shqip

Advertisements