“Pëlqente gjithmonë fotot me të pasmet e mia…”, një tjetër vajzë poston mesazhet ngacmuese me këngëtarin e famshëm

Këngëtari i famshëm, Adam Levine, është akuzuar nga një tjetër vajzë në rrjetet sociale, se i ka dërguar mesazhe flirtuese në “Instagram”.

Sipas mediave të huaja, ajo quhet Ashley Russell dhe ka rrëfyer se në fillim të këtij viti, anëtari i grupit Maroon 5 ka parë postimet e saj në “Instastory”. Ajo ka shtuar më pas se ai i kishte pëlqyer pozat dhe i kishte dërguar menjëherë një mesazh.

Duke folur për DailyMail, 21-vjeçarja u shpreh se këngëtari i shkruante asaj pothuajse çdo natë rreth orës 22:00″.

“Pëlqente gjithmonë fotot me të pasmet e mia...”,

“Unë kontrolloja çdo herë që postoja një histori, e cila çdo ditë shihej gjithmonë nga ai”, pohoi Russell, e cila ka shtuar:

“Ai pëlqente kryesisht storyt me të pasmet e mia dhe gjithmonë do të dërgonte një mesazh me diçka që kishte të bënte me ditën e këmbëve apo të pasmeve në palestër”.

Gjatë bisede të supozuara midis 43-vjeçarit dhe Russell, ai i shkruante asaj: “‘Dita e këmbëve. Më e rëndësishmja dhe më e lehta për t’u kapërcyer.”

“Pëlqente gjithmonë fotot me të pasmet e mia...”,

Russell i tha gazetës se mendonte se ishte “e çuditshme” që Levine po fliste me të por ajo donte të vazhdonte bisedën e tyre për të parë se sa larg mund ta çonte.

“Kur i thashë se do të kapej duke u ngacmuar me vajza si unë, ai më ndaloi së dërguari mesazhe”, tha ajo. Pavarësisht se nuk fliste më me të, thuhet se këngëtari vazhdonte shikonte postimet e saj.

“Pëlqente gjithmonë fotot me të pasmet e mia...”,

“Unë mendoj se ky është kuptimi i vërtetë i mungesës së respektit ndaj një gruaje. Më trishton fakti që ai është i martuar dhe e bën këtë gjë”,- tha ajo për gazetën, duke shtuar se i dukej e çuditshme që ai fliste me të ‘duke marrë parasysh moshën e tij dhe që ai është i martuar’.

Ndërkohë kujtojmë se Russell bashkohet me katër gra të tjera që kanë dalë me pretendime kundër Adam./Gazeta Shqip

Advertisements