“A të ngacmojnë në rrugë tani që je bërë pjeshkë?”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Janë hapur aplikimet…
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Për të qenë sa më pranë ndjekësve të saj, ajo herë pas here bën bashkëbisedime virtuale.
E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku ajo u ka kthyer përgjigje pyetjeve të shumta që fansat i kishin bërë. Ata ishin kuriozë që të dinin nëse është single apo jo
“Sindi je single apo jo??? yes për një shok”, i shkruan një ndjekës, të cilit i është përgjigjur me humor: “Hahahaha, thuaj shokut që janë hapur aplikimet”.
Ndërsa një tjetër është kurioz që të dijë nëse tani që është bërë më e njohur, a e ngacmojnë më shumë në rrugë dhe i shkruan:
“O Sindi tani që je bërë pjeshkë a të ngacmojnë në rrugë, apo si ka ndikuar fama në lidhje me djemtë?”.
Sindi shprehet se në fakt nuk i ka “munguar asnjëherë vëmendja, e si pasojë nuk e ka vënë re këtë pjesë”.
/Gazeta Shqip