Zbulohet partneri skenik i Deborah Keçi në “Dancing with the Stars”!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”.

E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak zbuluam edhe artistët dhe personazhet vip që iu bashkuan “Dancing with the Stars”.

Një nga konkurrentet, është Deborah Keçi, Drejtoresha e Përgjithshme e Klubit Shumësportësh të Tiranës. Përveç pasionit të saj për sportin ajo do të guxojë edhe të ndërmarrë sfidat e ndryshme në kërcim.

Ndërkohë, pak minuta më parë, faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” zbuloi edhe partnerin e saj në kërcim. Ai është shpallur kampion Europe për dancin sportiv dhe disa herë radhazi kampion në Ballkan e Shqipëri. Niko e njeh shumë mirë recetën e fituesit, por sa gati është Deborah për “Dancing with the Stars”?!

I urojmë shumë suksese çiftit, dhe me siguri me talentin e Nikos dhe vendosmërinë e Deborah, kjo dyshe do të mbërrijë shumë lart në show!/Tar/Gazeta Shqip

Advertisements