Mjekët e këshilluan të abortonte, 24-vjeçarja i injoron dhe lind një vajzë të… (FOTO)
Një nënë, e cila ka injoruar këshillat e përsëritura nga mjekët për të ndërprerë shtatzëninë, ka treguar gëzimin e saj pasi solli në jetë një vajzë të shëndetshme.
24-vjeçarja Katie White, nga St Louis, Misuri, kishte një pritje të ëmbël krejtësisht normale deri në javën e 20. Asistentja e çerdhes shkoi në spital për një kontroll standard me ultratinguj dhe sapo skanimi u shfaq në ekran ishte e qartë se diçka nuk shkonte mirë.
Një mjek specialist analizoi ekografinë dhe vajza e saj e palindur u diagnostikua me hidrocefalus – një grumbullim i lëngjeve në tru.
“The Sun” shkruan se mjeku kishte parashikuar më të keqen dhe i kishte thënë nënës së ardhshme se ‘foshnja nuk do të ishte kurrë në gjendje të ecte, fliste apo hante’.
E teksa i thanë se mund të abortonte, 24-vjeçarja e injoroi këtë këshillë dhe vendosi që ta mbante foshnjën e saj.
Tashmë e vogla është 14-muajshe dhe quhet Kensley. Pavarësisht se ka hidrocefalus, ajo është një foshnjë e vogël e lumtur dhe e shëndetshme.
Kensley është e guximshme dhe e zgjuar, ajo e befason mamanë e saj çdo ditë me gjëra të reja që mund të bëjë. Hobi i saj i fundit është të bëjë zhurmë kafshësh.
Por ajo është përballur me disa pengesa gjatë rrugës. E vogla i është nënshtruar disa analizave mjekësore dhe operacioneve për të hequr grumbullimin e lëngjeve në tru. Tashmë vetëm koha do të tregojë nëse ajo zhvillon simptoma të mëtejshme.
Disa fëmijë me hidrocefalus mund të vuajnë nga lëvizshmëria e tyre dhe mund të kenë probleme të sjelljes.
/Gazeta Shqip