Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon mashkullin e parë që i ka thyer zemrën: Bëj kujdes…

Disa kohë më parë, Jasmina Kadriu ka rrëfyer se është rritur pa figurën e babait. Madje ish-konkurrentja e “Për’puthen” shtoi se as nuk dëshironte të kishte kontakt me të.

E duket se ky moment i vështirë në jetën e saj e ka bërë atë më të fortë. Së fundmi, Jasmina ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një video ku në të shkruhet:

“Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemër ka qenë i babai i saj”.

Jasmina foli për herë të parë për jetën e saj private dhe fëmijërinë një vit më parë. Ajo zbuloi se prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë 3 vjeç dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të atin.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon mashkullin e

“Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje. I kam të divorcuar që 3 vjeç dhe që nga ai moment që ata janë divorcuar vetëm familja e mamit është përgjigjur, dajat dhe gjyshi. Aktualisht me ata kam marrëdhënie dhe me askënd tjetër. Nuk mbaj fare kontakte, nuk kam pasur ndonjëherë dhe nuk është se kam dëshirë të kem ndonjëherë. Në momentin që unë jam rritur me atë lloj mungese mund ta kaloj të gjithë jetën dhe nuk e kam problem”, tha Jasmina në atë kohë./Gazeta Shqip

Advertisements