Për’puthen/ Nga lidhjet dhe deri tek planet për njohje të reja, dyshja Eda-Mateo i tha të gjitha në takimin e tyre


Takimi i Edës me Mateon mbetet një ndër momentet e shumëpritura në studion e Për’puthen.

Ata të dy vendosën të mësojnë më shumë gjëra nga njëri-tjetri, duke bërë pyetje dhe marrë përgjigje.

Gjatë bisedës Eda tregoi se vinte nga një lidhje pesë vjeçare dhe se është ndarë para pak kohësh.

Kjo gjë bëri skeptik Mateon i cili vazhdimisht në studio ka përsëritur se në një njohjeje përdor shumë trurin.

Konkurrenti e pyeti Edën nëse është gati për të nisur një lidhje ose njohje tjetër, ndërsa la të kuptohej se përgjigja ishte po.

Në pjesën e lidhjeve as Mateo nuk kishte pasur një përfundim të mirë, pasi deklaroi se nuk ka dashur të nisë një njohje tjetër dhe se personi i duhur i ka ardhur në kohën e gabuar.

Mateo: Kam parë atë gjënë e butë brenda teje

Eda: Për pjesën e egër nuk jam e tillë. Kam pasur një lidhje shumë të gjatë për pesë vite dhe jam ndarë në prill

Mateo: Mendon që je përgatitur për të tjerë?

Eda: Ndarja nuk ndodh kur nuk flet më me një person

Eda: Je i qëndrueshëm në një lidhje

Mateo: Jam stabël. Më e rëndësishme për mua është besimi dhe respekti, pastaj dashuria. Që nga ndarja e fundit nuk kam synuar gjë. Personi i duhur ka ardhur gjithmonë në kohë të gabuar.

Top Channel

Advertisements