Gratë e kësaj shenje të zodiakut thjesht ‘nuk jetojnë dot’ po nuk flirtuan!


ratë që i përkasin shenjës së Binjakëve më së shumti joshen nga meshkujt e turpshëm dhe të tërhequr. Gratë e kësaj shenje janë të ‘etura’ për argetim, ato nuk jetojnë dot po nuk flirtuan por ndonjëherë lajkat te ato shpesh mund të kenë ndikim krejtësisht të kundërt.

Në të vërtetë, ajo nuk i duron dot shumë komplimentet, sepse është mjaft e sigurt në vetvete edhe pa to, prandaj meshkujt do të jenë të detyruar t’i qasen në ndonjë mënyrë tjetër dhe interesante. Është një grua që rrezaton siguri të tepërt tek partneri çka bëhet edhe më interesante.

Është vështirë ta bëni për vete, por njëherë kur e arrini këtë, ajo bëhet krejtësisht e juaja. Mirëpo, monotonia në lidhje dhe në krevat do ta detyrojë t’ju braktisë.

Ndërkaq, gratë e lindura në shenjën e Demit mund të joshin këdo që duan, ndërsa meshkujt konsiderohen si më të aftët në shtrat. Për gratë, flirtimi është pjesë e përditshmërisë. Edhe pse u pëlqen të bëjnë komplimente, nuk u pëlqen shumë t’i marrin, sepse janë mjaft të sigurta në vetvete.

Ndërkaq, a u pëlqen disa burrave kur gratë janë më të sigurta? Sigurisht që po. Një nga ankesat kryesore që burrat kanë për gratë, është se ata gjithmonë ndihen sikur duhet të fillojnë hapin e parë. Por, ndonjëherë ata kanë nevojën dhe dëshirën për t’u ‘përkëdhelur’ nga gratë. Zbuloni 4 shenjat që tregojnë se ai dëshiron një puthje nga ju.
Top Channel

Advertisements