Një vit pas ‘takimit të famshëm’ me Donaldin, ja çfarë thotë Bora Zemani në “Më lër të flas”!


“Më lër të flas” nisi sezonin e dytë ditën e sotme. Një premierë që nuk zhgënjeu teksa të ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit, Kledi Kadiu tregoi më shumë për eksperiencën më të re dhe si ai po e pret nisjen e “Dancing with the stars”. Ndërkohë, Bora Zemani, një e ftuar që pritej me padurim në “Më lër të flas”, u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo profesionale.

Vitin që kaloi në tetor, ndodhi ai takimi i famshëm me Donaldin… Unë do të prezantoj “Dancing with the Stars”. Më duket shumë e bukur. Fillimet janë shumë të bukura. Ky është një nga programet që e kam pëlqyer gjithmonë. Lidhur me fëmijërinë time, duke qenë se kam studiuar për balet përpara, e ndjej veten shumë mirë atje.

Po çfarë zbuloi ajo për “Treshat”, programin televiziv që bashkoi Borën me binjakët?!

“Treshat” ka qenë një projekt që bëmë bashkë. E morëm me qejf shumë të madh bashkë. Ka patur ditë të bukura, ka patur edhe të tjera që nuk ishin kaq të bukura. Ishin të bukura sepse ne rrinim 24 orë me njëri-tjetrin. Ka qenë një program që e kemi shijuar shumë, pavarësisht se ishte diçka e re e krijuar nga fillimi. Procesi i punës te “Treshat” ka qenë skandaloz.

Gjithmonë duhet të ishim duke kritikuar njëri-tjetrin. Ka patur edhe raste që bënim debate shumë të forta me njëri-tjetrin. Emisioni ka qenë shumë i bukur. Mua më merr malli për atë periudhë. Nuk ka qenë një ndarje që nuk do bëhet më “Treshat”. Donaldi është mërzitur në atë periudhë, por kaq.

Dashuria për televizionin dhe botën e artit është shumë e madhe për Borën. Ja si shprehet ajo.

Kam dashur të jem në botën e artit që shumë e vogël. Akoma nuk e kisha kuptuar se çfarë gjëje kisha më shumë qejf. Jam marrë me aktrim. Kur kam qenë shumë e vogël, doja që të bëja një emision për fëmijë. Në atë periudhë Top Channel sapo kishte filluar që shkëlqente. Mbaj mend që kam marrë redaksinë e lajmeve dhe interesohesha sepse doja ta prezantoja.

Rrugëtimi në televiozion ka nisur si velinë në “Fiks Fare”. Rroga ka qenë 700 mijë lekë të vjetra. Pas përfundimit të sezonit m’u propozura të jepja motin në një televizion tjetër. Më pas m’u propozua një emision për fëmijë, e më pas kanë qenë shumë e shumë të tjera. Unë televizionin e kam dashur shumë që në fillimet e mia. Kam shijuar momentin, gjërat kanë ardhur vetë pastaj…/Gazeta Shqip

Advertisements