Bora Zemani rrëfen gjithçka në raportin e saj me Donald Veshaj pas ngjarjeve në Big Brother Vip në “Më lër të flas”!


“Më lër të flas” nisi sezonin e dytë ditën e sotme. Një premierë që nuk zhgënjeu teksa të ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit, Kledi Kadiu tregoi më shumë për eksperiencën më të re dhe si ai po e pret nisjen e “Dancing with the stars”. Ndërkohë, Bora Zemani, një e ftuar që pritej me padurim në “Më lër të flas”, u shpreh për gjithçka që nuk kishte folur kurrë më parë lidhur me gjithë raportin e saj me Donaldin që prej takimit në ‘Big Brother’.


Si u ndje Bora nga e gjithë kjo situatë?

Për mua ishte e ekzagjëruar që të përfshihesha kaq shumë. Kam pasur periudha të mira dhe të këqija, por kam pasur afër vetes njerëz shumë të mirë që i kam pasur forcë dhe kur je në situtatë të veshtirë, rëndësi ka t’i largohesh.

Si ndodhi takimi i saj me Donaldin në ‘BBV’?

As nuk e mendoja fare që mund të futesha, madje i kisha thënë edhe Semit mua mos më kërko njëherë se unë nuk ka shanse që të vij në ‘Big Brother’. Ashtu erdhën situatat. Ishte situata që ishte krijuar aty brenda, po komentohesha se brenda ishte dhe Donaldi dhe Semi, po komentohej gjerësisht për një lidhje mes të dyve dhe duke patur Semin shoqe të ngushtë, i vetmi njeri që mund ta thonte që nuk ka gjë me plot gojë isha unë. Produksioni më propozoi që të shkoja, patjetër që në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, gjithë pjesa tjetër pastaj ka qenë e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, i kam thënë jo produksionit për ta takuar Donaldin, ama nëse Donaldi kërkon të më takojë mua patjetër i thash që mbështetjen time do t’ia jap dhe Donaldit.

A është penduar Bora për atë takim?

Aq shumë (qesh). Mendoj që nuk di të them jam penduar apo jo por ndoshta duhet ta kisha menduar pak më gjatë nëse duhet ta kisha takuar apo jo. 

Nëse do kthehej mbrapa në kohë a do ta takonte sërish?

atë moment prapë të njëjtën gjë do bëja unë. Sot do thoja jo duke parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit.

Si u rregullua raporti mes Donaldit dhe Borës?

Donaldi: Raporti u rregullua me shumë telefonata ndaj Semit se mua më vinte shumë turp t’i shkruaja. Duhet të punosh pak më thonte Semi. Edhe ajo Semi më ka lodhur shumë. Deri sa më thotë t’i shkruaj vetë.

Bora: Më kërkoje për t’u takuar, ti më thoje më tako vetëm më dëgjo pastaj më helmo.

Donaldi: Para disa ditësh po shikonim këto bisedat kur po bënim përgatitjet e emisonit dhe kur kam lexuar aty që kam thënë ‘më helmo’, skandaloze. Ky ka qenë momenti i parë. /Gazeta Shqip

Advertisements