Bora Zemani si asnjëherë më parë, rrëfen për periudhën e vështirë në fëmijëri: Babai u sëmur, shtëpinë na e morën

Emisoini “Më Lër të Flas” ka nisur transmetimin e sezonit të dytë në Top Channel. Të ftuarit e parë ishin balerini i njohur, Kledi Kadiu dhe moderatorja e njohur, Bora Zemani.

Dy të ftuarit janë pjesë e programit më të ri që do të nisë transmetimin në Top Channel, “Dancing With the Stars”, ku Kadiu do jetë kryetari i jurisë ndërsa Zemani prezantuesja.

Bora gjatë intervistës foli për projektet e reja dhe karrierën, por jo vetëm kaq pasi preku edhe jetën personale. Moderatorja rrëfeu si rrallëherë edhe për periudhën e jo të lehtë që i është dashur të kalojë në fëmijëri, mes vështirësive ekonomike, por jo vetëm. Ajo tregoi se babai i saj u sëmur kur ajo ishte e vogël, gjë të cilën e ka përjetuar shumë keq.

Veç kësaj, Bora rrëfeu se në periudhën e trazirave të vitit 1997, familjes së saj i morën edhe shtëpinë që kishte në Tiranë. Ajo tregoi se të gjitha vështirësitë kanë kaluar dhe është shumë e lumtur për këtë.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”, tregoi Bora Zemani./Gazeta Shqip

Advertisements