Do e mbajë përgjithmonë? Bora i bën Donaldit tatuazhin domethënës në emision (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u transmetua pjesa e parë e sezonit të ri të emisionit “Më Lër të Flas”. Dy të ftuarit e parë ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani, përkatësisht kryetari i jurisë dhe prezantuesja e “Dancing With The Stars” që do të nisë rrugëtimin më 7 tetor.

Bora gjatë kësaj interviste të shumëpritur nga publiku ka folur si rrallëherë për punën, karrierën dhe jetën e saj private.

Por jo vetëm kaq, pasi pati gjithashtu edhe lojëra të ndryshme dhe momente ku nuk munguan të qeshurat.

Ndërsa në fund fare, aktori i humorit i ka habitur të gjithë me veprimin që ka bërë. Ai ka bërë një tatuazh në krah ku shkruhet fjala ‘idiot’. E ishte pikërisht Bora, ajo që shkroi fjalën dhe më pas ia bëri tatuazh.

Nuk dimë nëse është një tatuazh i përhershëm apo thjesht u bë si pjesë e lojës dhe më vonë hiqet. Por kujtojmë se ky është një dedikim për Zemanin, pasi Donaldi në një këngë të tij shprehet: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot!”.

/Gazeta Shqip

Advertisements