“Ishte një përvojë e mirë”/ Ish-partneri i JLo habit me fjalët për fëmijët e këngëtares: Janë të… (FOTO)

Edhe pse Jennifer Lopez është martuar me Ben Affleck, Alex Rodriguez vazhdon që ta admirojë dhe respektojë ish-partneren e tij. Së fundmi ai ka treguar suport ndaj këngëtares dhe aktores së famshme, gjatë një interviste.

“Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë”, theksoi ai “Who’s Talking to Chris Wallace?”, teksa po fliste për kohën kur kanë qenë bashkë.

“Ishte një përvojë e mirë”/ Ish-partneri i JLo

“I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm – u uroj atyre më të mirat”, theksoi më pas ai, duke shtuar me humor: “Unë do të thosha se jam i kënaqur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial, sepse do të më goditnit me çekan”.

Nga ana tjetër, dasma e JLo dhe Ben bëri bujë të madhe. Më herët, Lopez bëri një reagim lidhur me pamjet që dolën nga dasma e tyre teksa ajo ka qenë duke kënduar.

Dyshja thonë se videot u bënë publike pa pëlqimin e tyre dhe thanë se pamjet ishin “vjedhur”.

“Ishte një përvojë e mirë”/ Ish-partneri i JLo

“Ishte një përvojë e mirë”/ Ish-partneri i JLo/Gazeta Shqip

Advertisements