Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përballet me një moment të vështirë: Faleminderit Zot që më mbrojte

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku, di gjithmonë që të tërheqë vëmendjen e publikut. Një postim që ajo bën në rrjetet sociale mund të bëhet menjëherë virale në rrjet.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi teksa ka publikuar në “Instastory” një video, ku tregon se ka përjetuar një moment mjaft të vështirë teksa ndodhej në një udhëtim me avion.

Morena bëri me dije se ka patur një eksperiencë të keqe gjatë udhëtimit nga Kosova për në Stamboll.

Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përballet me një moment

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër… Dashuri dhe kujdes vetëm për njerëzit e vërtetë pasi jeta është e shkurtër”, shkruan Taraku në postimin e saj.

“Sot kisha një eksperiencë të keqe derisa po udhëtoja nga Kosova për në Stamboll. Pas gjithash, faleminderit Zot që arritëm mirë. Ju lutem respektoni dhe duani veten sepse askush nuk e bën. Faleminderit Zot që më mbrojte” , shkroi më tej Morena./Gazeta Shqip

Advertisements