A kanë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit? Bora dhe Donaldi tregojnë të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, Bora Zemani dhe Donald Veshaj thyen për herë të parë heshtjen për ribashkimin e tyre.

Aktori i njohur i humorit tregoi se i kishte shkruar ai dhe kishte insistuar shumë për ta takuar.

Jo vetëm kaq, por dyshja treguan detaje të tjera rreth marrëdhënies së tyre. Gjatë një loje me makinën e së vërtetës, moderatorja e njohur dhe Donaldi zbuluan se kanë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit.

Megjithatë, çifti nuk i treguan tatuazhet për publikun, vetëm treguan se në trupin e tyre kanë diçka të gdhendur që lidhet njëri-tjetrin./Gazeta Shqip

Advertisements