Ka kërkuar para nga Totti për veten dhe fëmijët? Reagon avokati i Ilary Blasi-t: Pretendimet për lidhje jashtëmartesore…

Pak ditë më parë qarkulloi në mediat italiane një lajm se Ilary Blasi i ka kërkuar Francesco Totti-t mbështetje financiare për veten dhe fëmijët. Në lidhje me këto thashetheme ka reaguar avokati i prezantueses, Alessandro Simeone, i cili i ka mohuar këto lajme, duke i cilësuar si të pavërteta.

Ai tha për gazetën “Repubblica”, se “thashethemet e përhapura nuk kanë asnjë bazë”.

“Zonja”, shpjegon ai, “nuk ka kërkuar as 37 mijë euro, as 20 mijë e as 10 mijë në muaj: ky lajm është sërish pjesë e një strategjie për ta bërë Ilary Blasi të duket një njeri që nuk është. Lajm i rremë për ta nxjerrë Ilarin keq.”

Avokati shpjegoi se prezantuesja “s’është një njeri i pangopur për para, nuk është lakmitare”. Gjithashtu theksoi se pretendimet se ajo ka pasur lidhje jashtëmartesore nuk janë të vërteta./Gazeta Shqip

Advertisements