Bora Zemani ka disa fjalë për të thënë rreth intervistës së saj ditën e djeshme në “Më lër të flas”!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditën e djeshme Bora ka qenë e ftuar ditën e djeshme në puntatën e saj në emisionin “Më lër të flas” me moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

Gjatë intervistës Bora foli rreth jetës së saj profesionaledhe gjithashtu u shpreh për gjithçka që nuk kishte folur kurrë më parë lidhur me gjithë raportin e saj me Donaldin që prej takimit në ‘Big Brother’. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i emisionit, ku dhe ka shkruar disa fjalë rreth kësaj interviste.

Kjo ishte intervista më e veshtirë dhe e çuditshme në jetën time! 
Faleminderit për gjithë dashurinë që nuk ma kurseni asnjëherë!! Ju duaaa

“Më lër të flas” nisi sezonin e dytë ditën e djeshme. Një premierë që nuk zhgënjeu teksa të ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit, Kledi Kadiu tregoi më shumë për eksperiencën më të re dhe si ai po e pret nisjen e “Dancing with the stars”. Ndërkohë, Bora Zemani, një e ftuar që pritej me padurim në “Më lër të flas”, u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo profesionale./Gazeta Shqip

Advertisements