Dojna Mema komenton rikthimin e ‘takimit të famshëm’ të Donald Veshaj dhe Bora Zemanit mbrëmjen e djeshme

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Me anë të një postimi në Instastory, Dojna na ka treguar se e ka ndjekur puntatën e parë të emisionit “Më lër të flas” me moderator vëllezërit Veshaj, ku një ndër të ftuarit ka qenë moderatorja Bora Zemani.

Gjatë një loje në emision Bora dhe Donaldi kanë rikthyer takimin e tyre në “Big Brother Vip”, por këtë herë me role të kundërta dhe për këtë Dojna ka pasur një koment dhe shkruan:

Na pëlqen edhe ky versioni shumë

Së fundmi Dojna ka postuar një foto shumë të ëmbël dhe të veçantë të familjes së saj, ku shfaqet ajo, partneri i saj i zemrës, Vashenti dhe djali i tyre, Nolan Sol. Në foto duket çifti, i cili është duke i dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit dhe djali i tyre, i cili është në krahët e Dojnës dhe mund të themi se është një nga fotot më të bukura që moderatotja ka publikuar deri më tani./Gazeta Shqip

Advertisements