Mesa duket 2022-shi nuk ka mbaruar ende për Don Xhonin!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Teksa ka vetëm pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij me Era Istrefin, duket se këtë vit nuk ka asgjë që e ndal artistin të sjellë surpriza të reja. Pak më parë ai ndau me ndjekësit një Instastory, ku krahas shkruan:

2022, shumë të tjera do të vijnë

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale

Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 2 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 3 milion klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku./Gazeta Shqip

Advertisements