E pazakontë/ 70-vjeçarja poston foto nudo në rrjetin për të rritur, fiton mbi 30 mijë euro në muaj
OnlyFans duket se është kthyer në sensacionin e fundit në botën e rrjeteve sociale, duke sjellë dhe shumë përfitime për vajzat që janë bërë pjesë e këtij rrjeti.
Duket se këtij tundimi nuk i ka rezistuar as një grua 70-vjeçare, e cila ka postuar një sërë foto ku shfaqet e zhveshur dhe provokuese.
Michelle Hardenbrook fiton disa të ardhura nga pensioni i saj, megjithatë për shkak se duhet të kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara, këto para nuk i mjaftonin.
Ajo iu bashkua faqes OnlyFans në Janar 2020 dhe fitoi 30,000 euro në muajin e saj të parë. Duke qenë në varfëri pjesën më të madhe të jetës së saj, Michelle është e emocionuar me suksesin e saj, edhe pse fama ka pasoja.
Familja e saj nuk flet me të prej kohësh, dhe kjo e bën të ndihet keq pasi ajo tregon se do donte që ta ndante suksesin me ta.
“Familja ime nuk ka folur me mua prej vitesh. Nëse do t’u tregoja për këtë, do i forcoja mendimin se ‘Michelle është thjesht e çuditshme. Unë nuk jam e çuditshme dhe e di këtë. Nuk ka shumë gra mbi moshën 60 vjeç që bëjnë këtë lloj pune.
Nëse shikoni kategoritë e moshave në OnlyFans, do të zbuloni se shumica e njerëzve janë në të 20-at e tyre dhe njerëzit kanë përshtypjen se kjo është e vetmja grupmoshë që duhet ta bëjë këtë”, është shprehur Michelle.
Nga ana tjetër, ajo ka treguar se djali për të cilin po e bën këtë punë , e mbështet.
“Djali im është i vetëdijshëm për këtë dhe ai është dakord. Unë kam qenë gjithmonë shumë e hapur me fëmijët e mi për seksualitetin tim. Ata e dinin që unë masturboja, por sigurisht asnjëherë para tyre.”- shtoi ajo.
/Gazeta Shqip