“He moj ti që nuk na erdhe”/ Mesazhi i Arbanës që i mbushi mendjen Einxhelit të futej në BBV

Gjatë ditës së djeshme, ish-banorët e “Big Brother VIP” kanë kujtuar me nostalgji ditën e parë që hynë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. 

Duke qenë se u bë 1 vit nga edicioni i parë i reality show-t, VIP-at që përjetuan këtë eksperiencë të veçantë, ndanë me ndjekësit e tyre momentet më të veçanta që kanë kaluar aty.

Nuk ka munguar as postimi i Einxhel Shkirës, e cila duhet thënë fitoi gjënë më të rëndësishme në këtë program, dashurinë. Ajo ka bërë një postim në “Instastory”, ku tregon bisedën e parë me moderatoren e njohur, Arbana Osmani, bisedë e cila e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas.

Nga fotoja duket Einxhel e cila ka komplimentuar Osmanin në një story të saj, dhe kjo e fundit që i ka kthyer duke i thënë “He moj ti që nuk na erdhe”.

“He moj ti që nuk na erdhe”/ Mesazhi i Arbanës që i

Ndërsa Shkira ka menduar se Arbana e ka pasur për t’i parë live në studio, në të vërtetë ajo ka nënkuptuar brenda shtëpisë. Dhe e gjitha pastaj mbetet një histori!

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”, shkruan Einxhel krahas imazhit në “Instastory”.

Kujtojmë që Einxhel Shkira ishte njëra nga 4 finalistët e “Big Brother Vip 1”, së bashku me Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Beniada Nishanin.

“He moj ti që nuk na erdhe”/ Mesazhi i Arbanës që i/Gazeta Shqip

Advertisements