Poston foto seksi në faqen për të rritur, nëna e dy fëmijëve: Gratë e zemëruara duan ta mbyllin, burrat e tyre… (FOTO)

Një nënë e dy fëmijëve ka vendosur që t’i bashkohet një faqe për të rritur, në mënyrë që të ketë sa më shumë fitime në para. Por Laura Whyte pretendon se gratë janë zemëruar dhe po përpiqen që t’i mbyllin llogarinë në “OnlyFans”.

29-vjeçarja po mbijetonte vetëm me 35 paund në javë, por tani arrin që të mbledhë 4000 paund në muaj nga fotografitë e saj të guximshme.

E reja iu bashkua platformës së bazuar në abonim, në shtator të vitit 2021 dhe shpejt fitoi ndjekës.

Por ajo është shprehur se gratë në zonën ku ajo banon, e kanë goditur atë dhe duan që t’i ndalohet publikimi i pozave “hot” të saj. Sipas saj, shkak është se burrat e tyre shohin postimet e saj dhe gratë nuk e duan një gjë të tillë.

Poston foto seksi në faqen për të rritur, nëna e dy

Laura pretendon se asaj i janë dërguar mesazhe anonime duke e kërcënuar, si dhe duke e kërcënuar se do të telefonojë policinë dhe shërbimet sociale nëse nuk e mbyll profilin e saj në “OnlyFans”.

29-vjeçarja tregon se e kuptoi se mesazhet filluan kur ajo reklamoi faqen e saj në profilin e “Instagram”-it.

Laura, e cila poston në llogarinë e saj në “Instagram” me emrin @itslaurawhyte, thotë se raportohet aq shumë sa është e vështirë t’i mbajë llogaritë e saj aktive.

Megjithatë, pavarësisht negativitetit, ajo thotë se karriera e saj në “OnlyFans” e ka bërë të ndihet më e sigurt dhe më pak e dëshpëruar.

Nëna nga Aberchirder, Aberdeenshire tha: “Partneri im do të pyeste, “pse po mërzitesh kaq shumë”. Por është frikësuese – thjesht të bën të shqetësohesh për të dalë jashtë.

Poston foto seksi në faqen për të rritur, nëna e dy/Gazeta Shqip

Advertisements