“Më quajnë të çmendur dhe të çuditshëm”/ Burri që ka bërë mbi 100 operacione të duket si Britney Spears: Nuk do ndalem (FOTO)
Një burrë që ka shpenzuar më shumë se 120 mijë dollarë në mbi 100 operacione estetike për t’u dukur si idhulli i tij, Britney Spears, është zotuar se nuk do të ndalojë kurrë.
Udhëtimi i Bryan Ray me ndërhyrjet estetike nisën kur nëna e tij pagoi 25 200 dollarë, për t’i bërë atij fasetat për një buzëqeshje si këngëtarja e famshme. Në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjeç.
Më pas, ajo i dhuroi atij operacionin e parë të hundës. Me rastin e 21-vjetorit të lindjes, ai pati një hundë të re. Që në atë kohë, Bryan ka kursyer paratë e tij në mënyrë që të ndryshonte pamjen.
Fansi i zjarrtë i Spears me bazë në Los Angeles, që tashmë drejton një kompani ushqimore me marijuanë mjekësore, ka qenë i fiksuar pas Britney-t që kur ajo publikoi “Oops!….I Did It Again”.
Dhe duke folur ekskluzivisht për “Daily Star”, ai tha:
“Unë e kam bërë këtë që kur kam qenë 17 vjeç dhe nuk kam mbaruar. Unë jam një vepër arti e vazhdueshme. Kur shoh veten në pasqyrë, jam shumë i lumtur. A jam perfekt? Jo, absolutisht jo.
Unë jam njeri ashtu si gjithë të tjerët dhe aspiroj për një nivel të caktuar bukurie, duke u frymëzuar nga Britney Spears. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë sepse admirimi im për të është rritur vetëm gjatë dy dekadave të fundit”.
Duke qenë se për Bryan, këngëtarja e famshme është ‘kulmi i bukurisë’, ai ka bërë dy rinoplastikë, implante të fytyrës në faqe, zmadhimin e indeve të buta dhe buzëve dhe një ngritës të qepallave, vetëm të duket si ajo.
Çdo gjashtë muaj, Bryan merr botoks dhe mbushës për mirëmbajtje. Gjithashtu çdo tetë deri në dhjetë javë, bën një operacion për heqjen e qimeve në fytyrë dhe në të gjithë trupin e tij.
Ndërkohë ai ka treguar se përballet me kritika të shumta për gjithë këtë që po bën, por beson se tema e operacioneve plastike është ende e stigmatizuar në shoqëri.
“Unë jam i qartë dhe nuk jam i zhgënjyer, pasi e di sa nga operacionet plastike do të dukem njësoj si Britney Spears. Një gjë e tillë nuk më shkonte kurrë në mendje, se do të dukesha 100 për qind si ajo.
Unë e kuptoj fytyrën time, simetrinë time, tiparet e mia dhe ajo që kam bërë është të punoj në bashkëpunim me kirurgët plastikë për të parë se cilat karakteristika mund të ndryshohen, në një mënyrë që është frymëzuar nga Britney për t’i ngjasuar asaj pamjen e saj.
E kuptoj që njerëzit nuk e kuptojnë. Njerëzit mund të më quajnë të çuditshëm ose të çmendur, por mendoj se të qenit i hapur për këtë në mënyrën si kam bërë do të ndihmojë në eliminimin e stigmës”, ka thënë ai.
/Gazeta Shqip