Fotot seksi me bikini lënë pa punë profesoreshën kolumbiane
Në Kolumbi, një mësuese universiteti u pushua nga puna për fotot e saj me bikini, të cilësuara si “të papërshtatshme” nga autoritetet e shkollës. Yeimmy Ilias Isaza pëlqen të tregojë foto në Instagram, në profilin e saj privat, format e saj, vlerësohen nga më shumë se 390 mijë ndjekës. Megjithatë, fotot me fustane mbrëmjeje dhe që janë të pakta, janë konsideruar tepër provokuese dhe jo të përshtatshme, nga universiteti dhe politikat e tij. Shumë në internet kanë protestuar, duke theksuar se ajo që vishet privatisht nuk duhet të ketë pasoja.
Pasi u pushua nga puna, Yeimmy Ilias Isaza gjeti një punë të re, sërish si mësues, por në një institucion tjetër dhe jo vetëm. Falë polemikave për fotot e saj me bikini dhe vëmendjes së madhe mediatike, pedagogia ka fituar akoma më shumë ndjekës në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ku vazhdon të postojë foto me përmbajtje të lehta dhe provokuese për të gjithë.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për të besuar tek ty, por për të punuar me ty”, ka shkruar Isaza nën një foto të saj me një fustan seksi.
Një episod i ngjashëm ndodhi disa vite në Itali, në Pordenone, ku një mësuese u pezullua për gjashtë muaj pas përhapjes së një prej videove të saj në një panair të erosit në Berlin. Gruaja ka pretenduar gjithmonë korrektësinë dhe sjelljen e saj të përshtatshme për shkollën.
/Gazeta Shqip